Ben Blushi nuk ishte në listën e emrave që Edi Rama i propozoi Asamblesë për përbërjen e kryesisë se rë të Partisë Socialiste.

Por për të nuk përbën aspak shqetësim pasi Blushin kryesia e re nuk është e PS,  por e Rilindjes për të cilën ai ka këtë mendim.

Blushi mendon se ka ardhur momenti që Shqipëria të ketë një force të re politike që do të shpëtojë vendin nga Rilindja dhe mungesa e alternativës opozitare aktuale, por pa pranuar të thotë nëse do të jetë ai që do ta ndërmarr një hap të tillë për të kriuar një parti të re.

Akuzat e deputetit të Elbasanit, Taulant Balla, deputeti i përzgjedhur për t’i dhënë pergjigje oponentit Blushi, i barazon me ato të Sali Berishës.

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi i kanë kërkuar Asamblesë Kombëtare që të pranojë rezolutën e tyre për hapjen e kutive të votimit për referndumin e 9 Prillit.

Por sipas Ballës, Blushi që flet gjithmonë në emër të statutit nuk e njeh aspak atë. Mbledhja e parë e Asamblese pas kongresit zgjedhor, thotë Balla është vetëm për të kontituar forumet drejtuese dhe nuk parashikohet asnjë diskutim apo debat.

Elja Zotka, Tv Klan