Ben Blushi: “Ka arsye që të jemi të kënaqur me shpejtësinë me të cilën kanë reaguar të gjitha bashkitë dhe komunat në afro 20 ditë punë aktive janë rreth 1000 grupe verifikimi në të gjithë Shqipërinë dhe besoj që sot që flasim më shumë se gjysmës së popullsisë grupet e verfikimit i kanë trokitur në derë për t’i kërkuar të bëjnë transfertat e detyrueshme në rastet kur konstatohet që ata janë zhvendosur nga vendbanime të vjetra në vendbanime të reja apo për të bërë sipas ligjit një proces verifikimi dhe identifikimi, i cili e theksoj do të jetë një lehtësi burokratike jo e vogël për të gjithë shtetasit të rinj apo të ardhur në vendbanimet e tyre të hershme. Presioni që u ushtrua mbi administratat e minibashkive dhe bashkisë qëndrore të Tiranës në fillim të procesit të verifikimit ishte i domosdoshëm. Tirana ka ecur përgjithësisht mirë, sepse ka pasur një shkallë të lartë sensibilizimi. Unë besoj se është plotësisht e mundur që me ritmet e derisotme procesi të mbarojë në fund të shkurtit siç është parashikuar.” /tvklan.al