Blushi: Presidenti Meta nuk ka shkelur Kushtetutën

Posta

Blushi: Presidenti Meta nuk ka shkelur Kushtetutën

17:33 11/10/2019

Zëdhënësi i Presidencës akuzon socialistët për publikim të raportit të rremë

Presidenca ka një tjetër qëndrim rreth raportit të Komisionit të Venecias, i cili pritet të publikohet në ditët në vijim. Në një dalje para mediave, zëdhënësi i kreut të shtetit deklaroi se Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje kushtetuese.

“Zero shkelje të Kushtetutës! Zero shkelje të kompetencave kushtetuese! Mbrojtje e shkëlqyer e Kushtetutës! Mbrojtje e shkëlqyer e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut! Mbrojtje e shkëlqyer e vendimit të Gjykatës së Strasburgut për të drejtën e zgjedhjes! Mbrojtje e shkëlqyer e detyrimeve ligjore që ka Shqipëria nga marrëveshja e stabilizim-asocimit me Bashkimin Europian.

Sipas tij, raporti i publikuar nga “Rilindja” nuk është i vërtetë.

“Tao Tao dhe lolot që e shoqëronin në “Venecia” janë detyruar sot të kërkonin falje me përulje para Komisionit, për keqpërdorimin politik të Draft Opinionit, për shkelje të konfidencialitetit dhe për përdorimin e “Venecias” për të keqinformuar shqiptarët, duke zhvendosur vëmendjen nga problemet e vendit dhe të integrimit”.

Opinioni final i Komisionit të Venecias pritet të bëhet publik të hënën e 14 Tetorit.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi