Në fjalën e tij në Kongres deputeti Ben Blushi tha se Partia Socialiste thas se Partia Socialiste është e marrë peng nga një pakicë që po drejton dhe nuk pranojë të bëjë zgjedhje.

Deputeti Ben Blushi drejton gishtin e akuzës nga personi përgjegjës. Nga foltorja e Kongresit Blushi e sfidoi Edi Ramën të hyjë në garë për të respektuar dinjitetin e Partisë Socialiste.

Blushi tha se nuk do të pranojë asnjë zgjidhje që nuk del nga zgjedhjet duke përgënjeshtruar zërat për largimin e tij nga kjo forcë politike.

Më herët edhe Arta Dade ftoi Kongresin të hapë garën për zgjedhjen e kryetarit të Partisë dhe ruajtjen e një standarti demokratik të socialistëve.

Duke sjellë eksperiencën e respektimit të statutit në bazë, deputetja eShkodrës., Mimoza Hafizi kërkoi që i njëjti standart të respektohet edhe në qendër.