Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi ka vijuar turin e tij elektoral në Kukës, Dibër dhe Rrëshen. Ndalesën e parë e bëri në  Kukës, ku edhe theksoi se Libra ka dalë në këto zgjedhje për të mbrojtur shqiptarët.

Premtimi i pambajtur i Rrugës së Arbrit ishte kryefjala e fjalimit të Blushit përpara dibranëve.

Ndalesën e tij të tretë ai e bëri në qytetin e Rrëshenit, ku edhe iu kërkoi mirditorëve votën për LIBRA-n./ TV KLAN