Kryeministri Edi Rama edhe pse i pranishëm në seancën plenare ka zgjedhur të luajë thjesht rolin e spektatorit kur Ben Blushi u përplas me pothuajse të gjithë ministrat socialistë.

Çështja kryesore ku u përqëndrua debati ishte dekorata e

 Komandantit të Urdhrit të Legjionit të Nderit,

dhënë nga presidenti Hollande për Edi Ramën që sipas Blushit iu dha emigrantit dhe jo kryeministrit Rama.

Blushit iu përgjigjën ministrat Bushati dhe Kodheli.

Replika kryetari i Libras pati dhe me Ministren për Marrëdhëniet me parlamentin Felaj.

Pas debateve parlamenti miratoi 2 ligjet e paketës së dytë të reformës në drejtësi, kodin penal dhe kodin e procedurës penale me 88 vota, si dhe projektligjin për faljen e  detyrimeve tatimore dhe atë për lirimin e frekunecave dixhitale.

Tv Klan

……..

Blushi për Ramën: Legjion  nderi në Francë, legjion turpi në Shqipëri

Deputeti dhe kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ironizoi titullin “Komandant i Legjionit të nderit” që Franca i dha dje Kryeministrit Rama.

Falënderoj Republikën e Francës që nderoi emigrantin shqiptar, Edi Rama, për sjelljen shembullore që ka bërë në Francë gjatë kohës së emigracionit. I dhanë legjionin e nderit, sepse në Francë është sjellë mirë si emigrant, edhe prandaj është vend i madh Franca sepse nderon emigrantët e huaj.

Mori legjionin e nderit në Francë, erdhi në Shqipëri u bë kryeministër e mori legjionin e turpit. Nga legjioni i nderit në Francë me Ismail Kadarenë në legjionin e turpit në Shqipëri si kryeministër me Mark Frrokun, Elvis Rroshin dhe me Vangjush Dakon. Sidoqoftë duhet falënderuar Franca që i nderon emigrantët e huaj

”, tha Blushi në Parlament.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i cili tha se nderimi ndaj Kryeministrit të Shqipërisë ishte nderim ndaj shqipërisë dhe shqitarëve.

Dhe nuk e kemi luksin në këtë parlament që të tregohemi cinikë as me Republikën e Francës, as me Presidentin e Francës, as me kryeministrin e Francës dhe as me kryeministrin e Shqipërisë në fakt, kur përfaqëson Shqipërinë dhe Shqiptarët

”, tha Bushati lidhur me atë që e quajti “dekorata më e lartë e Francës”.

Është për herë të parë në historinë e Francës që shkohet në dekorime përtej reciprocitetit

”, tha ai.

Po ashtu, kundër Blushit reagoi edhe ministrja e Mbrojtjes,

Mimi Kodheli

, e cila akuzoi Blushin se kishte shkruar pesë libra për vete porse nuk kishte shkruar as pesë rreshta si ligje për parlamentin e Shqipërisë./tvklan.al