“Bluzat e bardha po punojnë nga 14 orë në ditë dhe nuk po ankohen”

“Bluzat e bardha po punojnë nga 14 orë në ditë dhe nuk po ankohen”

18:55 14/04/2020

Komediani kritikon VIP-at që ankohen për izolimin në shtëpitë e tyre luksoze

Komediani Ricky Gervais ka kritikuar personazhet e famshëm që ankohen se janë karantinuar në shtëpinë e tyre me pishinë, në një kohë që stafi shëndetësor i NHS rrezikon jetën për të luftuar me COVID-19. Gervais është shprehur se pasi të përfundojë kriza e koronavirusit, nuk dëshiron të dëgjojë më njerëzit të ankohen .

Bluzat e bardha po punojnë nga 14 orë në ditë dhe nuk po ankohen. Po rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjeve. Por pastaj sheh ndonjë që ankohet se përse është izoluar në një vilë luksoze me pishinë. Dhe sinqerisht, nuk dua të dëgjoj më nga këto”, u shpreh aktori.

Komentet e komedianit vijnë pas një reagimi të këngëtarit Sam Smith, i cili kishte publikuar një foto në Instagram, ku shfaqej i mërzitur në shtëpinë e tij që kushton 12 milionë Paund. Por mesa duket ai nuk po e përballon mirë qëndrimin brenda shtëpisë në mes të pandemisë së koronavirusit.

Klan Plus

Të ngjashme

Grupi

Kallezo