Rreziqet që kërcënojnë progresin e Shqipërisë


Rreziqet që kërcënojnë progresin e Shqipërisë

20:26 06/04/2017 https://youtu.be/dJfObtL72l0

BMI Research,

një nga kompanitë e njohura të parashikimeve financiare në “Wall Street” pjesë e grupit “Fitch” ka bërë parashikimet e saj për rreziqet e zhvillimit të Shqipërisë. Në dokumentin e publikuar, zgjedhjet e 18 Qershorit shihen si test për progresin ndërsa shihet si fituese e tyre qeveria aktuale.

“Shqipëria ka bërë progres në trajtimin e sfidave politike në këto dy vitet e fundit, por testi i vërtetë do të jetë kur vendi do të shkojë në zgjedhje më 18 Qershor. Ne besojmë se koalicioni qeverisës socialist do të qëndrojë në pushtet, duke nënkuptuar një shkallë të lartë të vazhdimësisë politike”.

Në raport thuhet se Bashkimi Europian mbetet synim për vendin, por thuhet se shihet si rrezik ardhja e opozitës në pushtet.

“Teksa kriteret për anëtarësim në BE do të qëndrojnë një spirancë e rëndësishme politike, pavarësisht se cili fiton në zgjedhjet e Qershorit, rreziku për regres është ndoshta më i madh nëse opozita vjen në pushtet”.

Raporti thotë se ekonomia shqiptare me gjasë nuk do të përfitojë nga pasojat e pritshme të post-Brexit, që sugjerojnë se ekonomia globale do të shkojë në ngritje brenda vitit 2017, pasi sektori i jashtëm i saj është i ekspozuar ndaj dy prej ekonomike më të dobëta.

Një goditje në ekonominë greke apo atë italiane në 2017-ën, do ta bënte lekun më agresiv, por do të ndikonte negativisht te remitancat dhe eksportet, duke rritur inflacionin dhe rrezikun e konsumit privat.

Tv Klan












Të ngjashme