Një grua ka gjetur vdekjen, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Viktima është 42-vjeçarja Mirela Sakolli, ndërsa të plagosur kanë mbetur Majlinda dhe Bato Salia, 51 dhe 53 vjeç. Në timonin e automjetit BMW ishte 53-vjeçari Salia, i cili sipas policisë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

42-vjeçarja Sakolli ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit ndodhen në Spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve.

Viktima dhe dy të lënduarit ishin të gjithë nga Berati. Sipas ABC News, ata po ktheheshin nga spitali i Tiranës për në shtëpi, pasi Majlinda Salia sapo kishte përfunduar një vizitë mjekësore në kryeqytet.

Dyshimet janë se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në këtë segment, megjithatë hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

/tvklan.al