Pamjet që po shihni janë të aksidentit të ndodhur një ditë më parë në qendër të Tiranës. Vetëm pak metra nga godina e Kryeministrisë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë rrezikuar jetën e qytetarëve.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga tvklan.al, në kryqëzimin ku ndodhet ambasada italiane një veturë ka kaluar me semafor të kuq me një shpjetësi shumë të lartë dhe ka përplasur një mjet tjetër.

Fatmirësisht një këmbësore që po kalonte tek vijat e bardha ka shpëtuar pa asnjë lëndim, pasi BMW-ja me shpejtësi të lartë dhe duke thyer rregullat e qarkullimit është përplasur me mjetin tjetër e më pas drejt ambasadës italiane, ku dhe ka marrë flakë.

Lidhur me këtë ngjarje policia e Tiranës ka nisur hetimet dhe po punohet për zbardhjen e plotë dinamikës së këtij aksidenti që mund të kishte qenë me pasoja fatale./tvklan.al