Është realizuar fluturimi i parë i një parashutisti profesionist, me veshjen elektrike fluturuese të krijuar nga BMW. Kostumi më i ri teknologjik, ka një shpejtësi prej 299km në orë ndërsa fluturon deri në 10,000 metra lartësi në ajër.

Kostumet tradicionale të fluturimit arrijnë shpejtësi vetëm deri në 138km në orë, ndërsa BMW ka vendosur të çojë pasagjerët e vet në lartësi të reja me kostumin e parë të krijuar me sistem elektrik.

Dizajni është menduar nga parashutisti profesional Peter Salzmann, i cili ka punuar me prodhuesin gjerman të makinave, për të realizuar projektin i cili më parë ishte vetëm një vizion i largët.

Kostumi përbëhet nga 2 helikë karboni që japin një fuqi prej 7.5 kW, një shpejtësi prej rreth 25,000 rpm dhe një prodhim të përgjithshëm prej 15 kW. Fluturimi i parë provë u realizua nga Salzmann në 10,000 metra lartësi, ndërsa kërcimi final u zhvillua mbi vargmalet Hohe Tauern në Alpe, dhe u bë nga Salzmann dhe dy parashutistë të tjerë guximtarë me krahë BMW-je./tvklan.al