BMW me sytë nga tregu i Kinës, synon shitjen e makinave elektrike



BMW me sytë nga tregu i Kinës, synon shitjen e makinave elektrike

12:00 19/04/2021

Prodhuesi gjerman i makinave BMW ka deklaruar se synon tregun kinez. Kompania ka deklaruar se deri në vitin 2025 synon shitjen e më shumë makinave që punojnë me energji elektrike.

Po ashtu bëhet me dije se BMW ka si synon që deri në vitin 2025, një e katërta e shitjeve të saj në Kinë të jenë makina elektrike me bateri që kanë emetim 0 të karbonit.  

Drejtuesi i kompanisë për Kinën, Jochen Goller, njoftoi se vitin e shkuar BMW ka pasur rreth 4% të shitjeve të automjeteve elektrike në Kinë.

Goller gjithashtu ka njoftuar se BMW do të ketë 12 modele të makinave elektrike për shitje në Kinë deri në vitin 2023.

BMW ka thënë se pret që gjysma e shitjeve të saj në rang global të jenë modele plotësisht elektrike deri në vitin 2030./tvklan.al







Të ngjashme