BMW sjell pigmentin më të errët në modelin e ri X6

BMW sjell pigmentin më të errët në modelin e ri X6

22:20 28/08/2019

Vantablak është konsideruar si pigmenti më i errët në botë, pasi thith 99% të dritës, dhe prej kohësh ka pasur diskutime nëse do të dalë në treg apo jo, ndërsa tashmë ajo vjen si variant tepër i veçantë i BMW X6.

Sipas një deklarate nga kompania, një ndër makinat X6 e lyer me bojën Vantablak VBx2 do të zbulohet në ‘Shfaqjen e Motorave në Frankfurt’ gjatë datave 12-22 Shtator, ku BMW do të ketë premierën e gjerenatës së tretë të automjeteve.

Edhe pse është konsideruar si “super e zezë”, ende jep disa reflektime në kënde të ndryshme, të cilat e bëjnë edhe më interesant automjetin, sipas BMW.

Efekti është i mrekullueshem, dhe nxjerr në pah tipare të tilla si dritat e makinës, duke i dhënë asaj një pamje madhështore. Gjenerata e tretë e modelit X6 do të mbërrije në ekspozitë në muajin Nëntor.

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme
UKT