BMW njoftoi një ditë më parë se ka tërhequr nga tregu 88 mijë makina për një defekt në mosfunksionimin e ftohjes dhe që mund të shkaktojë zjarr. Më 9 Maj, gjigandi gjerman i automobilëve tërhoqi 312 mijë automjete të tjera për një defekt që shkaktonte humbje të fuqisë së mjetit. Bëhet fjalë për modelet Serie 3 të BMW-së, të prodhuara gjatë harkut kohor 7-vjeçar 2004-2011.

Në dy javët e fundit, kjo kompani ka tërhequr 400 mijë automjete, duke përfshirë këtu edhe 88 mijë makinat e fundit. Dje BMW tha se këto makina kishin probleme me instalimet elektrike në pjesën e ventilatorit apo ftohësit, që kontrollon njësinë e ngrohjes dhe të ajrimit të ventiluar.

Kompania gjermane tha se është në dijeni të disa rasteve në Britaninë e Madhe, kur modelet Serie 3 u përfshinë nga flakët për shkak të defekteve teknike. Megjithatë, asnjë person nuk ishte lënduar.

Për sigurinë e automjeteve, duke marrë shkas nga defektet e disa makinave BMW, ka reaguar edhe një deputet britanik i cili i ka bërë thirrje kompanisë gjermane të automobilëve që të rrisë parametrat e sigurisë. “

Mesa duket BMW ka pasur dijeni për këto defekte për një kohë të gjatë dhe nuk ka bërë asgjë”,

tha deputeti Andy Salughter.

/tvklan.al