Me dhimbje të madhe, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi i ka dhënë lamtumirën kolegut dhe mikut të tij, Gerti Bogdanit. Në një prononcim për mediat, Boçi ka thënë se hidhërimi i familjes politike të PD-së është shumë i madh teksa ka folur me vlerësim të lartë për figurën dhe atë që përfaqësonte Gerti Bogdani.

Luçiano Boçi: Dhimbja jonë është shumë e madhe, ndoshta në ato raste që fjalët nuk e përcjellin në thellësinë e saj dhe hidhërimi i familjes tonë politike është shumë i madh. Gerti, kishte ndërtuar parajsën e tij të vogël me shoqërinë dhe familjen e tij. Në Kuvendin e Shqipërisë me zërin e tij të fortë dhe me zërin e tij si një njeri shembull i të rinjve që duhet të ndërtojnë një karrierë të tillë politike.

Për Luçiano Boçin, ashtu si dhe për shumë të tjerë, ikja e parakohshme e Gerti Bogdanit nga jeta është e pabesueshme. Teksa i jep lamtumirën e fundit, Boçi shprehet se Bogdani do të do jetë gjallë në nderimet dhe kujtimet e tyre.

Luçiano Boçi: Nuk e besoj ende, ai do të mbetet në kujtimet tona. Ndoshta kujtimet nuk mjaftojnë, por ja që Zoti duket sikur sot na fut në meditimin se “pse Gerti duhet të ikte kaq i ri?”. Fatet ndonjëherë janë të tilla dhe detyra jonë është që ta nderojmë dhe ta mbajmë gjallë kujtimin e tij. Lamtumirë Gert, shumë ngushëllime për familjarët dhe të dashurit e tij. Gerti do të jetë pjesë e kuptimit politik të PD-së.


/tvklan.al