Në vijim të turit “Shqipëria po ndryshon” Ministri i Financave Ritvan Bode pati disa takime me banorë të fshatrave Vashtmi dhe Voskop të Qarkut të Korçës. Gjatë përurimit të fillimit të punimeve për kanalizimet e fshatit Vashtmi kreu i financave tha se shifrat flasin në favor të kësaj mazhorance e cila do të dalë me një mandat të dytë nga zgjedhjet e 28 qershorit.

Ritvan Bode: “Ne kemi mundësuar që në qarkun e Korçë të ndërtojmë në mandatin tonë 4 vjeçar rreth 260 objekte investimesh në rrugë, në shkolla, në ujësjellës. Ju marrim përsipër dhe japim fjalën se në mandatin tonë të dytë, nuk do të ketë asnjë komunë, fshat, lagje në rrethin e Korçës, në qarkun e Korçës që nuk do të jetë e asfaltuar, që nuk do të jetë e sistemuar, e kanalizuar, që nuk do të ketë familje që nuk do të ketë ujë të pijshëm.”

Në mbyllje të takimeve Bode u shpreh se koalicioni i djathtë ishte ai që theu barrierat me ndërkombëtarët duke u bërë anëtare të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian./tvklan.al