Një bodybuilder kazak ka zbuluar se nusja e tij është thyer pak ditë përpara Krishtlindjeve. Kjo pasi Yuri Tolochko është martuar me një kukull seksi plastike që e ka quajtur Margo.

Megjithatë, muskulozi Tolochko ka thënë se e ka dërguar nusen për ta rregulluar. Ai u shpreh për mediat se ribashkimi i çiftit do të jetë një “dhuratë” për të dy pasi do ta kalojnë Vitin e Ri së bashku.

“Ajo u thye. Tani po rregullohet. E kam dërguar në një qytet tjetër. Kur të rregullohet do të jetë një dhuratë për të dy ne”, u shpreh atleti.

I riu kazak ka thënë se që në momentin që është takuar për herë të parë me Margon nuk është ndarë kurrë nga ajo. Ai u bë yll interneti në momentin që shpalli qëllimet për t’u martuar me kukullën e seksit.

Tolochko donte të martohej që në pranverë, por për shkak të kufizimeve dasma u shty dhe “i lidhën” besë njëri-tjetrit vetwm një muaj më parë./tvklan.al