Një avion Boeing 737-800 kreu ulje emergjente këtë të premte në qytetin e Syktyvkar, në Rusinë Veriore.

Lajmi është konfirmuar për “RT” nga zyrtarë lokalë të transportit. Shkak për uljen emergjente dyshohet të jetë bërë një problem në motorë.

Media ruse raporton se avioni po transportonte 157 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit.

Lajmi për uljen emergjente të avionit Boeing në Rusi vjen më pak se një javë pasi një avion Boeing 737 Max me 157 persona në bord u rrëzua në Etiopi të dielën, duke mos lënë asnjë të mbijetuar. Ky ishte aksidenti i dytë fatal që përfshinte një avion Boeing 737 Max 8 në 5 muajt e fundit.

Kompania Boeing ka bllokuar fluturimet e flotës Boeing 737 Max në të gjithë globin deri në përfundimin e plotë të hetimeve dhe zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit. /tvklan.al