Kompania amerikane e aeroplanëve Boeing, po e humb pozitën e

të qenit prodhuesi më i madh i avionëve në botë, pas një rënie prej 37 për qind

në shitjet, për gjysmën e parë të vitit.

Rënia ndodhi shkaku i debateve të zgjeruara për aeroplanët e

saj më të shitur 737 MAX, dy prej të cilëve u rrëzuan për një periudhë të

shkurtë kohore, duke lënë të vrarë 346 persona.

Shifrat tregojnë se shitjet e Boeing, ka të ngjarë të bien

pas kompanisë rivale evropiane Airbus, për herë të parë në tetë vjet.

Administrata Federale e Aviacionit Federal të SHBA-së, javën e kaluar zbuloi një problem të ri me avionët MAX, duke vonuar kthimin e aeroplanëve në përdorim deri në fund të shtatorit dhe ndoshta duke shtuar kostot për Boeing./REL