Hiti i Queen arrin 1 mld klikime në YouTube

“Bohemian Rhapsody” nuk resht së thyeri rekorde të tjera. Hiti emblemë i legjendarëve Queen ka arritur në 1 miliard klikime në YouTube.

Arritja e kësaj shifre është një mision jo i vështirë për yjet modernë të muzikës, si Ed Sheeran apo Justin Bieber. Por Queen është i pari grup muzikor i para viteve 90’ që me “Bohemian Rhapsody”, i bashkohet familjes së videove më të pëlqyera.

Një shtysë për rekordin e ri të bandës së njohur britanike, padyshim ka dhënë edhe filmi biografik me të njëjtin titull me këngën, “Bohemian Rhapsody”.  Realizimi i vitit 2018 rrëmbeu edhe çmimin Oskar të aktorit më të mirë mashkull për Rami Malek, i cili risolli mjeshtërisht figurën e Freddy Mercury-t.

Tv Klan