Të zhvendosur para godinës së Ministrisë së Brendshme, protestuesit hodhën bojë të zezë në drejtim të këtij institucioni. Më pas, të kryesuar nga Lulzim Basha dhe përfaqësuesit e tjerë të opozitës, turma e protestuesve iu drejtua selisë blu.

Pikërisht momentin kur protestuesit hodhën bojë ndaj godinës së Ministrisë e ka komentuar drejtuesi i saj, Sandër Lleshaj. Ministri i Brendshëm e konsideron këtë veprim model të sjelljes politike të kreut të PD, Lulzim Basha.

“Modeli i sjelljes politike të Lulzim Bashës ndaj Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të cilën dikur e ka turpëruar si kreu saj dhe sot mundohet të njollosë me mjetet e tij”

, shkruan Ministri Lleshaj në reagimin e tij.

Pas tensioneve të herë pas hershme para Kuvendit, ku protestuesit u përplasën me forcat e policisë, turma u zhvendos përkohësisht para Ministrisë së Brendshme, ku kërkuan lirimin e protestuesve të arrestuar nga policia.

/tvklan.al