Bojken Lako ishte personazhi i radhës i ftuar në barin e “Thumb” ku moderatoret Fatma dhe Aulona e kanë bërë për “ujë të ftohtë”.

Ai ka folur për herë të parë për problemet dhe varësinë që ka pasur nga alkooli. Por prej 6 muajsh ai tashmë nuk pi më alkool, sepse sipas tij është një vendim që e bën të ndihet mirë.

“Do të pij diçka pa alkool sepse e kam lënë. Është e disata herë që e lë por tani ka gjashtë muaj. E lashë sepse thashë të bëj një pastrim. Mendoj ta lë për fare sepse ndihem më mirë”.

Fatma: Po pse nuk pini alkool, unë nuk kam pirë asnjëherë alkool dhe prandaj kam kuriozitet dhe të pyes?

Bojken Lako: Ngaqë nuk ke pirë asnjë herë dhe prandaj pyet. Dhe mbase për ty është më mirë të pish alkool ndonjëherë që të ndjesh diçka ndryshe. Kurse unë ndryshe jam pa alkool sepse më ishte bërë kështu si përditshmëri.

Fatma: Ka pasur ndonjë moment që e ke tepruar keq fare?

Bojken Lako: Po ka pasur shumë momente të tilla.

Fatma: Na trego një histori që nuk mbaje mend as emrin tënd?

Bojken Lako: Herët e fundit me thënë të drejtën mu priste filmi shumë dhe nuk mbaja mend shumë. Dhe thashë duhet të ketë një lloj stopi që të ndihesh më mirë./

abcnews.al