Vendimi është marrë për kategoritë e ulëta dhe moshat

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi nisjen e sezonit të ri këtë fundjavë, por jo në të gjitha nivelet.

Për Superioren nuk ka ende një vendim, ndërsa në fushë do të zbresin ekipet e Kategorisë së Parë, Kategorisë së Dytë dhe moshat.

Një hap inkurajues, por që gjithsesi duhet që të ketë sinjale më parë edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit që pret një përgjigje nga qeveria deri të enjten, për të mbledhur presidentët të premten për një vendim.

Superliga duhet të niste më 12 shtator, por klubet e bojkotuan kampionatin, për shkak se autoritetet nuk morën parasysh kërkesat e tyre për rishikimin e ligjit të sportit. Palët janë ulur në bisedime dhe pritet që te ketë një përgjigje, por deri atëherë klubet do t’i qëndrojnë pretendimeve të tyre sipas deklaratës së fundit pak ditë më parë.

Tv Klan