Tre ditë më parë asambleja e Partisë Socialiste vendosi të mos njëhë procesin zgjedhor për zgjedhjet e 20 Janarit. Sipas deklaratës së PS nuk është vendosur për bojkot të zgjedhjeve, por procesin zgjedhor. Por si mund të shkojë procesi zgjedhor pas këtij vendimi?

Lidhur me këtë temë është zhvilluar edhe emisioni “Opinion” i mbrëmjes së sotme ku ishin të ftuar për të diskutuar dhe analizuar Andrea Stefani, Armand Shkullaku, Mero Baze dhe Skënder Minxhozi.

“Për mënyrën se si ka bërë opozitë deri tani Partia Socialiste ky vendim në njëfarë mënyre ishte rrjedhë logjike. Unë deri vonë kam besuar se bojkotimi i zgjedhjeve do të ishte një presion për të vënë maxhorancën në pozitë, por që nuk do arrinte në bojkotim real. Ky është rasti i parë që bojkotohet një proces”, tha Shkullaku.

“Unë mendoj se është herët për të folur për termin bojkot. Jemi brenda logjokës së tërheqjes së litarit. Opozita shpreson që me anë të një kompromisi politik të arrijë eventualisht ndryshimin e kuadrit të rregullave që do të mundësonin ribërjen e gjithçkaje”, tha Minxhozi./tvklan.al

Të ftuar: Andrea Stefani, Armand Shkullaku, Mero Baze dhe Skënder Minxhozi.