Në një reagim të përbashkët, organizmat më të lartë të futbollit FIFA dhe UEFA mbështesin nismën e Federatës së Futbollit për ndryshimet ligjore ekonomike dhe fiskale. Letra drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku, përmban inkurajimin e këtyre dy institucioneve për kërkesat e komunitetit të futbollit.

FIFA dhe UEFA nxisin qeverinë shqiptare dhe FSHF-në që të gjejnë zgjidhje të arsyeshme dhe të përshtatur për kërkesat e klubeve shqiptare të futbollit në mënyrë që sezoni të fillojë sa më parë”, thuhet në letër.

Në këtë letër jepet edhe vlerësimi dhe mbështetje e FIFA-s dhe UEFA-S për projektet e Federatës së Futbollit për zhvillimin e futbollit të fëmijëve, infrastrukturën sportive, futbollin e femrave, zhvillimin teknik dhe menaxhimit të mirë të këtij sporti në Shqipëri.

Letra vjen në një moment kur futbolli në vend duket në udhëkryq. Nga një anë, klubet e Ligës Profesioniste nuk heqin dorë nga bojkoti nëse nuk plotësohen kërkesat, ndërsa qeveria ka refuzuar kërkesat por ka lëshuar sinjale që mund të ulet në negociata vetëm nëse nis sezoni i ri i futbolistik.

Tv Klan