Lavrov: Shtetet nuk duhet të shpërdorojnë votën për të realizuar qëllimet e SHBA

Bojkoti që iu bë në Këshillin e Sigurimt të OKB e ka acaruar Rusinë. Kryediplomati Sergei Lavrov nga Ankaraja shigjetoi shtetet që sipas tij po ndjekin politikën e SHBA dhe jo qëllimet e tyre.

Uashingtoni po ndjek një politikë me qëllim mposhtjen e Rusisë strategjikisht në fushë. Po përdor edhe shtete të ndryshme duke i detyruar që të ndjekin politikën e saj. Ka vende që e shpërdorojnë edhe të drejtën e tyre në OKB dhe nuk plotësojnë qëllimet e tyre. Duan që ta dobësojnë Rusinë dhe pastaj do ta ketë radha Kina.

Lavrov deklaroi se nuk është e sigurtë as një zgjatje tjetër e marrëveshjes së drithërave.

“Marrëveshjen e kemi zgjatur disa herë. Por shohim që askush nuk dëshiron që t’i zgjidhë problemet. Njemi lodhur duke u marrë me ndërgjegjjen e tyre.  Nëse nuk do të ketë ndonjë përmirësim në këtë çështje, atëherë do të pyesim veten nëse ja vlen që ta zgjasim sërish marrëveshjen për eksportin e drithërave.”

Nga ana e tij ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ftoi sërish të dyja palët që të ulen në tryezën e dialogut.  

“Kemi patur rol ndërmjetësues dhe nuk ndryshojmë qëndrim. Të dy ministrat si Lavrov dhe Kuleba janë sërish të ftuar që të ulen në tryezën e dialogut me ndërmjetësimin tonë.”

Ne jemi të hapur për dialog, por janë të rëndësishme kushtet. Nuk duam që të përsëritet situata e vitit  2014. Arritëm marrëveshje për paqe në Krime, por më pas marrëveshja nuk u zbatua nga Ukraina dhe Perëndimi.

Lavrov e kishte parashikuar vizitën e tij në Turqi në muajin Mars, por u shty për shkak të situatës të shkaktuar nga tërmetet e 6 Shkurtit.

Klan News