Triumf i shqiptarit ndaj kenianianit Mina në Botëror

Alban Beqiri kaloi me sukses turin e para kualifikues në Botërorin e boksit që po mbahet në Beograd. Përfaqësuesi i Shqipërisë në peshën deri 71 kilogramë triumfoi në duelin me kenianin Boniface Mogunde Maina i zhvilluar këtë të mërkurë.

Dominim total i boksierit shqiptar që solli edhe vendimin unanim të gjyqtarisë, 5 – 0 me pikë. Alban Beqiri do të ketë përballë në turin pasardhës lituanezin Saimonas Banys.

Dueli mes tyre do të zhvillohet më 29 tetor. Shqipëria përfaqësohet në këtë botëror edhe me Indrit Laçin në peshën deri 92 kilogramë dhe Nelson Hysën mbi 92 kilogramë. Pikërisht ky i fundit pati një incident në ceremoninë e hapjes ku fërshëllye nga publiku i pranishëm.

Tv Klan