Reperi Machine Gun Kelly dhe Conor McGregor trazuan atmosferën në tapetin e kuq të VMAs mbrëmjen e djeshme pasi patën një përleshje fizike.

Burime për TMZ bëjnë me dije se Conor 33 i kërkoi 31 vjeçarit MGK të bënin një foto së bashku, por këngëtari e refuzoi. Kaq u desh që situata të tensionohej.

Ata kanë filluar të shtyjnë njëri tjetrin, kampioni i MMA u mbajt nga truprojat e tij por mesa duket nuk mjaftoi për të shmangur situatën.

Mësohet se shkak u bë Connor i cili, u pengua dhe dredhi pijen e tij tek këngëtari dhe e dashura e tij Megan Fox. Ngjarja ndodhi disa momente pasi çifti MGK dhe Fox rrëmbyen vemendjen me veshjen dhe pozat e tyre.

Një dëshmitar në vendngjarje u shpreh se situata u tensioua aq shumë sa të gjithë ishin duke bërtitur dhe u desh ndërhyrja e truprojave.

Conor refuzonte të ndalonte dhe u përpoq të sulmonte disa herë këngëtarin, ai më pas u shoqërua jashtë sallës nga rojet e sigurimit por arriti të rikthehej në kohë për fillimin e shfaqjes.

/tvklan.al