Boksieri i njohur Conor McGregor ka humbur tezen e  tij e cila ishte e infektuar nga koronavirusi.

Këtë lajm të hidhur ai e ka njoftuar në rrjetet sociale, duke bashkangjitur edhe një mesazh mllefi e irritimi prej tragjedisë që po shkakton COVID-19.

“Ndërsa isha në një emision mëngjesi mora një telefonatë ku më thanë se tezja ime e dashur ishte ndarë nga jeta. Mund të vazhdoj më të jem “live” në emision. E shkreta tezja ime e dashur. Motra e nënës sime. Ky virus dreqi…. çfarë dreqin po ndodh kështu?!”

Në Irlandë deri më tani raportohet për 119 raste të konfirmuara me koronavirus. /tvklan.al