Forcat e Antiterrorit në Itali arrestuan 6 persona, të cilët akuzohen se kishin lidhje me ISIS.

Prokurorët italianë thanë se disa nga të arrestuarit diskutonin mes tyre kryerjen e atentateve terroriste në Itali dhe shënjestra e mundshme ishte Roma.

Një nga të arrestuarit është marokeni Abderrahim Mutaharrik, një boksier i cili dyshohet se bashkë me partneren e tij ishin të lidhur me Shtetin Islamik.

Hetuesit italianë gjetën në celularin e tij një mesash, ku i jepej urdhër të kryente sulmin.

Sipas hetuesëve, urdhëri kishte ardhur nga zonat e luftës në Siri dhe Irak. Në prangat e policisë italiane ra edhe një çift italian, që së bashku me fëmijët 2 dhe 4 – vjeç do të niseshin të luftonin përkrah Shtetit Islamik në Siri.

Operacioni policor i kryer nga policia e Milanos erdhi pas sinjalizimeve të shumta në rajonet veriore të Lombardisë dhe Piemontes.

Ministri italian i Mbrojtjes, Angelino Alfano tha se personat e arrestuar ishin të verbuar nga propaganda xhihadiste dhe se qëllimet e tyre ishin vërtet të këqija.

Ndërsa Kryeministri italian, Mateo Renci, përmes një postimi në rrjetet sociale përgëzoi forcat e rendit për suksesin në këtë operacion.

Tv Klan