Garë e zjarrtë në Serie A, për biletën e fundit në Champions League. Aty ndikoi edhe barazimi 1-1 i Juventusit në fushën e Bologna-s.

Avantazhit me golin e Thuram pas nëntë minutave lojë, vendasit iu përgjigjën me Freuler. Mesfushori zviceran barazoi shifrat në të 54-ën, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund, pavarësisht se loja ishte e bukur dhe me rritëm të lart.

Barazimi ndërmjet dy rivalëve direkt, gëzoi më tepër Romën dhe Lazion. Verdhekuqtë mposhtën minimalisht Fiorentinën, ndërsa bardhekaltërit triumfuan në fushën e Empolit.

Këto rezultate bën që dy skuadrat e kryeqytetit të arrijnë Juventusin në vendin e katërt, në kuotën e 63 pikëve. Bologna në anën tjetër ka 62 pikë.

Kur kanë mbetur vetëm tre javë nga fundi i Serie A dhe me katër skuadra që ndahen nga vetëm një pikë, gara për vendin në Champions është bërë më e bukur se asnjëherë tjetër.

Tv Klan