Bolsonaro tërhiqet, Huawei mund të ndërtojë rrjetin 5G në Brazil



Bolsonaro tërhiqet, Huawei mund të ndërtojë rrjetin 5G në Brazil

20:20 16/01/2021

Qeveria e Brazilit do të pranojë kompaninë kineze të teknologjisë Huawei që të marrë pjesë në ankandet për rrjetin 5G. Sipas qeverisë së Brazilit ankandi do të zhvillohet në qershor të këtij viti, ku pritet të marrin pjesë shumë kompani.

Kostot financiare të rrjetit 5G do të arrijnë në miliarda Dollarë dhe duket se Jair Bolsonaro është tërhequr nga refuzimi që i kishte bërë kompanisë kineze. Kjo tërheqje bëhet në një kohë kur Presidenti i SHBA, Donald Trump,  ka humbur zgjedhjet dhe po përpiqet të lërë shtëpinë e bardhë.

Bolsonaro ka kundërshtuar kompaninë Huawei me arsyet se ajo mund të ndajë të dhëna me qeverinë kineze, por asnjëherë këto akuza nuk janë provuar.

Afrimi me Huawei bëhet dhe për faktin se kjo kompani mund të ofrojë një çmim më të lirë për rrjetin 5G, krahasuar me oferta e bëra nga kompanitë perëndimore.

Por edhe pse Bolsonaro është shprehur pro kompanisë nga kina, sërish në qeverinë e tij ka mendime kundër, ku një prej zërave më të fortë është dhe zëvendës Presidenti, Hamilton Mourao./tvklan.al






Të ngjashme