Bolt drejt karrierës si futbollist



Bolt drejt karrierës si futbollist

16:15 09/01/2018

Nga pistat e atletikës në fushat e futbollit. Njeriu më i shpejtë në botë po kërkon vazhdimin e karrierës sportive në një tjetër fushë.

Legjenda xhamajkane Usain Bolt shpreson që ëndrra e tij për tu bërë futbollit të bëhet realitet. Një jetë e dytë sportive për njeriun e shpejtësisë me disa herë medalje ari olimpike, i cili në mars do të luajë në një turne miqësor me fanellën e Borussia Dortmund.

Do të jetë një provë për të e organizuar nga Puma që është sponsori teknik i atletit. “Do të jetë një provë që do të përcaktojë se çjam në gjendje të bëj, nga cila anë po shkoj. Nëse thonë që jam i aftë dhe që kam nevojë për stërvitje, do ta bëj”, i tha atleti britanikes “Sunday Express”.

Jam pak nervoz pasi futbolli kërkon kohë për tu përshtatur, por nëse luaj ndonjë ndeshje do të mësohem. Por gjithsesi ëndrra e Bolt që e lidh atë më futbollin është Manchester United, skuadra e tij e zemrës për të cilin shpreson të luajë një ditë.

Tv Klan




Të ngjashme