Në ceremoninë e mbylljes së Botërorit të Atletikës një pjesë e saj iu kushtua largimit të Usain Bolt nga garat. Xhamajkani është duartrokitur gjatë në stadiumin Olimpik të Londrës nga 56 mijë spektatorët. Një xhiro e fundit për të në pistë.

Për të gjithë në stadium ai ka pranuar se dy ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira për të duke e ditur se do të largohej por ai nuk do të shkëputet përfundimisht nga atletika. Bolt mund të jetë pjesë e Kombëtares Xhamajkane si zv/trajner.

Usain Bolt largohet nga garat pasi ka vendosur dy rekorde botërore. Në 100 metra ai vendosi kohën 9 sekonda e 58 të qindtat dhe në 200 metra 19.19 duke u bërë kështu njeriu me i shpejtë i planetit. TV KLAN