Televizioni rus “LifeNews” publikoi simulimin e animuar të shpërthimit të avionit me 224 persona në bord në gadishullin e Sinait.

Bomba ishte vendosur poshtw sediljes së një prej pasagjerve, pranë pjesës fundore të Airbusit A321, të kompanisë “MetroJet”, që u rrëzua me 31 tetor.

Revista online e Shtetit Islamik, “Dabiq” publikoi në kopertinën e saj, bombën që u përdor për të hedhur në erë avionin. E futur në një kanace metalike “Shveps”, bomba përbëhej nga një detonator dhe një aparat elektronik.

Pranë fotos së bombës ishte dhe një pasaportë ruse, që sipas revistës së Shtetit Islamik-i përkiste njërit prej pasagjerëve që ishte nisur nga Sharm El Sheik.

Publikimi i këtyre fotove përkon edhe me detajet në mediat ruse, sipas të cilave atentati është kryer me një kg eksploziv, i përftuar nga plumba të artilerisë dhe i aktivizuar me timer.

Ndërsa autoritetet në Moskë, Uashington dhe Londër janë të bindur për autorësinë e ISIS-it në tragjedinë ajrore, ndërsa zyrtarët egjiptianët nuk përjashtojnë edhe përfshirjen e militantëve më të përgatitur në ngjarje të tilla.