Mbikëqyrja bërthamore e OKB-së pritet të dërgojë një ekip për të inspektuar 2 vende në Ukrainë me kërkesë të qeverisë. Zyrtarët thanë se Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) do të ekzaminojnë vendet në Ukrainë për shenja të “aktiviteteve bërthamore të padeklaruara”.

Vendndodhja nuk u bë e ditur, por Drejtori i Përgjithshëm Rafael Grossi tha se njëra prej tyre ishte inspektuar muajin e kaluar. Kjo ka ardhur pas akuzave se Kievi po përgatitet që të përdorë “bomba ndotëse”. Këto bomba, pasi shpërthejnë përhapin material radioaktiv vdekjeprurës.

IAEA tha se mori një ftesë nga qeveria ukrainase për të kryer “aktivitete verifikimi” në dy vende të paspecifikuara, duke shtuar se inspektorët e agjencisë tashmë i vizitojnë të dy vendet rregullisht.

Ftesa e Ukrainës për të vizituar vendet duket se ishte në përgjigje të akuzave të fundit të Rusisë se dy institute në Ukrainë ishin përfshirë në përgatitjet për të prodhuar “bombë ndotëse”. Moska nuk ka ofruar asnjë provë për pretendimin.

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski hodhi poshtë këto akuza, duke thënë se armë të tilla mund të përdoren vetëm nga Moska përderisa hedh akuza të tilla të pabaza ndaj ukrainasve, të cilët nuk i disponojnë këto bomba./tvklan.al