Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ditët në territoret e pushtuara palestineze tashmë janë njësoj. Natën bombardohet, ndërsa ditën zhvillohen funeralet e të vrarëve. Sot janë shënuar të tjera viktima gjatë përleshjeve. Të paktën tre është numri i të vdekurve dhe pesë të plagosurit. Burimet izraelite bëjnë të ditur se plagosja e këtyre të fundit është kryer pasi ata kanë tentuar të dhunojnë një vend të shenjtë për hebrenjtë.

Ndërkohë ushtria izraelite sot ka marrë urdhër, për mbyllje të aeroportit të Gazës. Në Izrael Ehud Barak dhe lideri i opozitës likud Ariel Sharon, po bien dakord për krijimin e një qeverie kombëtare, ndërsa numri i të vdekurve sa vjen dhe rritet. Konflikti i nisur mes Izraelit dhe Palestinës deri tani shënon 127 të vdekur./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori