Biden pranon mosmarrëveshjet me Netanjahun

Një natë bombardimesh të ashpra ishte ajo mes të hënës dhe të martës në gjithë territorin e Rripit të Gazës. Bombat izraelite ranë jo vetëm në Gaza në veri, por edhe në Rafah në jug të ekslavës palestineze.

12 është numri i të vdekurve vetëm gjatë natës së kaluar, në këtë qytet ku kanë gjetur strehë mijëra palestinezë të larguar nga veriu për t’i shpëtuar sulmeve izraelite.

Qëllimi përfundimtar i Kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanjahu është spastrimi i plotë i Hamasit. Megjithatë, ministri i Jashtëm Iranian, Hosein Amirabdollahian gjatë një forumi online në Katar shprehu bindjen se edhe sikur lufta të zgjaste 10 vite, Izraeli kurrë nuk do ta shkatërrojë dot Hamasin.

Ndërkaq edhe presidenti amerikan Xho Bajden pranoi se ka mosmarrëveshje me kryeministrin izraelit për mënyrën se si po zhvillohet operacioni në Gaza dhe në veçanti për numrin e madh të viktimave civile mes palestinezëve.

Tv Klan