gaza13 është numri i viktimave nga bombardimet e sotme në rripin e Gazës, mes të cilëve një fëmijë 14-vjeçar dhe një grua.

Izraeli tha se ka marrë në konsideratë zhvillimin e një operacioni të limituar në këtë territori palestinez ndaj organizatës Hamas.

Në 48 orët e fundit, militantët kanë qëlluar më shumë se 100 raketa dhe mosrtaja në drejtim të Izraelit.

Ndërsa, një i ri tjetër palestinez është vrarë në rrethana të paqarta në Bregun Perëndimor.

Sulmet, gjithsesi, kanë vijuar me intensitet të ulët që prej të premtes në mëngjes kur skadoi armëpushimi më i gjatë mes palëve.

Ndërsa, një tentativë e re për paqe po negociohet nga Britania, Franca dhe Gjermania. Por Izraeli tha se nuk pranon bisedimet e reja indirekte me palestinezët, për aq kohë sa vijojnë sulmet e tyre.

Ndërsa delegacioni i përbashkët palestinez ndodhet në Kajro dhe do të qëndrojë atje deri të hënën, pasi mbahet një mbledhje e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Ligës Arabe.

 

TV KLAN