Të paktën 34 persona, mes tyre gra dhe fëmijë dhe 3 mjekë, mbetën të vrarë si pasojë e sulmeve ajrore në Alepo ndaj një spitali të organizatës humanitare “Mjekët pa Kufij”.

Mediat lokale njoftojnë se avionët luftarakë sirianë goditën edhe banesa përreth zonës ku gjendej spitali, ndërsa bilanci i viktimave pritet të rritet për shkak të numërit të madh të cilvilëve në gjendje të rëndë.

Ushtria siriane e mohoi autorësinë e bombardimeve, pavarësisht akuzave të vendasve se sulmi ishte kryer nga avionët qeveritarë apo ata rusë. Pas prishjes së armëpushimit mes qeverisë së Asad dhe rebelëve opozitare, më shumë se 200 persona janë vrarë në Alepo vetëm javën e fundit.

Tv Klan