Amadea dhe Xhoana kanë diskutuar ditën e sotme për ‘dashurinë’ që ka Haris për Amadean. Amadea duket e mërzitur dhe pak e frikësuar nga ‘bombshell’ e re që do të futet sot në vilë, Erida.

Xhoana ia ka përforcua këtë ide duke u shprehur: ”Duhet ta kuptosh që Haris nuk të do dhe është për lojë kaq. Ai është super lojtar i fortë, do t’i shohësh më qartë gjërat kur të dalësh.”

Më tej Xhoana ka shtuar: “Bëhu e fortë dhe mendo që ai të përdor për një lojë, këta se kuptojnë që neve na vjen gjynah. Na bëjnë sikur janë sulltana e po iu shkojmë ne nga mbrapa. Si nuk e thanë ato një herë që janë 100% tek ne.”

Episodet ditore të Love Island Albania transmetohen në orën 18:20 në Tv Klan./ Love Island Albania