Kur ishte në prag të shndërrimit në një telenovelë, çështja e shkëmbimit të lojtarëve mes Milanit dhe Juvenstus është zgjidhur. Gjithçka moti fund në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte kur vëllai i Gonzalo Higuain ka mbyllur çështjen me drejtorin e ri sportiv të Milanit, Leonardo.

Si përfundim do të ndodhë kështu: Caldara do të shkojë tek Milan, në mënyrë që Bonucci të rikthehet tek Juventus, plus transferimit të Higuain në Milano në formë huazimi prej 18 milionë Eurosh me të drejtë blerjeje 38 milionë. Kjo e drejtë mund të kthehet në klauzojë të detyrueshme nëse plotësohen disa kushte të kontratës. Milani është nën vëzhgimin e UEFA-s për Fair Play financiar dhe për këtë arsye ka ndërtuar këtë skemë.

Huazimet me detyrim blerjeje konsiderohet si blerje të përfunduara, por me të drejtë blerjeje shfaqen në bilanc vetëm shifrat fillestare të huazimit. Leonardo ka bindur vëllanë e Higuain në rolin e menaxherit se argjentinasi do të jetë në qendër të projektit kuqezi.

Të gjitha palët duket se do të jenë të kënaqura. Milan do të marrë një sulmues të fortë dhe një mbrojtës të talentuar, ndërsa Juventusi rikthen Bonuccin si një prej përforcimeve më të rëndësishme në objektivin Champions.

Tv Klan