Duke nisur nga 1 Marsi do të nis shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët. Ky është një fond i ri i përcaktuar nga qeveria dhe e vendosur i depozituar Bankën e Shqipërisë me një vendim që mban datën 9 Janar por që do të kthehet në një standard të përvitshëm ku përveç bonusit të fundvitit do të ketë një të dytë në pranverë.
Janë 6.3 miliardë Lekë të vendosura në dispozicion të 730,430 pensionistëve të cilët do të ndahen në dy nivele, ata që kanë pension bazë 20 mijë Leke do të përfitojnë 10 mije Lekë bonus dhe të tjerët 5 mijë Leke.
Lajmi është konfirmuar në rrjetin “X” dhe nga Kryeministri si një reagim ndaj akuzave se gënjeu kur premtoi bonusin e pranverës për pensionistët.
“Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpifjen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët! Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 Mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”, shkroi Rama.
Në Dhjetor po të ndarë në dy nivele pensionistët morën 15 mijë dhe 10 mijë bonus. Ndërkohë që pas një konsultimi publik qeveria Rama premton se do të rishikojë në mandatin e 4 jo vetëm masën e pensionit, por dhe disa aspekte te reformës së pensioneve.
Tv Klan