Fond 6 milionë lekësh mbështetje jo vetëm për godinat

Për më shumë se 40 vjetësh familja Xhexhovi ka zhvilluar artin e përpunimit të drurit. Ndër vite kanë arritur që produktet artizanale t’i krijojnë dhe përshtasin sipas kërkesave të tregut.

Për Smajli Xhexhovi, gjithmonë e më shumë puna artizanale po harrohet. Bonusin prej 1 mln lekësh nga Ministria e Kulturës e sheh si një nismë pozitive edhe pse shprehet se nuk kishte dijeni për këtë nismë.

Megjithatë Ministria e Kulturës ka rihapur thirrjet për të dytin vit, për të mbështetur banesat popullore monument kulture, shtëpitë pranë qendrave historike dhe atyre brenda kalave. Kësaj herë fondi i vënë në dispozicion është 6 milionë lekë, 1 milionë më shumë se vitin e shkuar.

Sipas Ministrisë së Kulturës, bonusi i rijetëzimit pati sukses që në aplikimin e parë, ku u mbështetën 41 pronarë, por sa e suksesshme do të jetë ndihma për artizanët, kjo mbetet për t’u parë.

Klan News