Pluhur yjesh në akujt e Antarktidës. Pra jo vetëm mikroplastika dhe substanca kimike të dëmshme, si ato të gjetura ditët e fundit.

Kësaj here kërkuesit e Universitetit teknik të Mynihut, pas transportimit dhe analizimit të 500 kilogramë borë, kanë gjetur gjurmë të një izotopi radioaktiv të hekurit që ka mbërritur nga hapësira e që rezulton të jetë depozituar në 20 vitet e fundit.

Ekspertët shpjegojnë se ky element mund të prodhohet vetëm nga yje që mendohet të jenë dhjetëra herë më të mëdha se Dielli dhe që mbërrijnë nga jashtë sistemit tonë planetar.

Mendohet se ky element është krijuar nga shpërthimi i një supernove, që supozohet se ndodhej në një largësi të tillë sa efektet u përhapën në hapësirë.

Klan Plus