Ngrica në disa akse rrugore

Ulja e ndjeshme e temperaturave është shoqëruar gjatë mbrëmjes së të shtunës me reshje bore. Reshjet kanë përfshirë lartësitë mbi 1 mijë metër mbi nivelin e detit dhe kanë vazhduar për disa orë me intensitet të dobët.

Në Dardhë, trashësia e borës ka qenë 2 centimetra dhe gjatë orëve të mëngjesit ka pasur ngrica në disa segmente të aksit Boboshticë-Dardhë. Në akset nacionale që lidhin Korçën me zonat e tjera të vendit qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht.

Tv Klan