Vendimin për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve fasadë me Kryeministër Edi Ramën, aleatët e Lulzim Bashës e artikuluan edhe gjatë takimit që patën me Ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt, menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit opozitar.

Por përgjigja që morën nga kreu i prezencës së OSBE-së ishte e njëjtë.

“Për momentin kemi një datë zgjedhjesh, 30 Qershorin. Pikë. Ndryshimi i datës është një proces i ndërlikuar.”

Kryerepublikani Fatmir Mediu i kujton Ambasadorit Borchardt precedentin e ndjekur më herët nga Edi Rama për shtyrjen e zgjedhjeve, teksa thotë se situata që po kalon vendi është tejet kritike.

“Sigurisht që shtyrja e zgjedhjeve ndodhi në 2007-n, por a është kjo një zgjidhje e mirë? Kjo është diçka që duhet ta vendosin aktorët politikë në vend. Pastaj, vetëm shtyrje? Çfarë do të ndryshonte kjo?”,

tha Borchardt.

Aleatët e Lulzim Bashës thanë se pas takimit me kreun e Prezencës së OSBE-së në funksion të zgjidhjes politike do të takohen edhe me Presidentin Ilir Meta.

Tv Klan