Bordi rrit naftën me 9 lekë, benzinën me 6 lekë

Çmimi i karburanteve do të rritet sërish ne vend duke nisur nga ora 18:00 e së martës, me vendim të Bordit të Transparencës.

Në ndryshim nga 3 mbledhjet e fundit që sollën në total një ulje të çmimit prej 12 Lekësh, nafta do të rritet menjëherë me 9 Lekë.

Drejtuesit do të paguajnë 252 lekë për 1 litër naftë, nga 243 që shitet aktualisht. Po ashtu edhe benzina do të tregtohet me 6 Lekë më shumë. Me vendimin e ri të bordit një litër benzine kushton 241 Lekë, nga 235 që është aktualisht.

Çmimi i gazit të lëngshëm per automjetet mbetet i pandryshuar, me 81 lekë për litër. Këto janë çmimet tavan të shitjes si me shumicë dhe pakicë, pasi firmat mund ta shesin edhe më lirë se sa vendimi i Bordit të Transparencës.

Po në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendosen nga gjoba e deri në pezullim të aktivitetit.

Tv Klan