Nafta 221 Lekë/litër, benzina 207 Lekë/litër

Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri. Në mbledhjen e radhës, Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë me 5 lekë çmimin naftës. Në pikat e karburanteve një litër naftë do të tregtohet me 221 Lekë, nga 226 Lekë që ishte nga vendimi i 22 Korrikut.

Ndërsa benzina është ulur me 4 Lekë. Një litër benzinë do të blihet me 207 Lekë nga 211 që ishte më parë. Çmimi i gazit vijon të mbesë i pandryshuar, duke u tregtuar me 81 Lekë për litër.

Kjo ulje  e çmimit të karburanteve vjen në një kohë kur edhe çmimet në bursa kanë pësuar ulje. Një fuçi nafte në bursën e Londrës kap vlerën e 101 Dollarëve, ndërsa në atë të Teksasit 95 Dollarë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tv Klan