Mbetet i pandryshuar çmimi i gazit të lëngshëm

Nafta dhe benzina nga kjo e martë do të blihet më lirë. Bordi i Transparencës ka marrë vendim që të ulë me 4 lekë çmimin e naftës dhe 5 atë të benzinës.

Për pasojë, 1 litër naftë do të shitet me 214 lekë nga 218 që ishte. Ndërsa 1 litër benzinë do të kushtojë 195 lekë nga 200 lekë që tregtohej më parë.

Bordi ka lënë të pandryshuar çmimin e gazit të lëngshëm, i cili do të vijojë të jetë 71 lekë për litër. Çmimet e reja te karburanteve do të hyjnë në zbatim në orën 18:00.

Kjo është hera e tretë brenda një jave që Bordi i Transparencës ka vendosur në favor të uljes së çmimit të karburanteve në vendin tonë. Ndryshmi i çmimeve të tregtimit për karburantet sipas Bordit të Transparencës bazohet në lëvizjet e çmimeve në bursën Platts të Mesdheut dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Tv Klan